Welcome to Vlora

Shkaktoi aksidentin në Vlorë, i revoltuar reagon qytetari që u përplas nga Kejvina: Arrogante, pse s’tregon se ike

Pas rrëfimit “të sinqertë” të modeles Kejvina Kthella brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku tregoi pa “i’u dridhur qerpiku” tha se kishte aksidentuar një familje në Vlorë dhe më pas ishte larguar, ka ardhur edhe reagimi i qytetarit të aksidentuar.

I prekur dhe i indinjuar nga ky rrëfim i Kthellës qytetari ka treguar se modelja pasi i aksidentit ka bërë një sjellje arrogante ndaj tyre dhe është treguar mjaft e papërgjegjshme.

Më tej qytetari bazuar në historinë që modelja tregoi ku tha se u largua nga vendi i aksidentit pasi s’kishte nerva të priste Policinë, thotë se pse nuk ka treguar se në të vërtetë ajo u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit pasi kishte frike të bënte testin e alkoolit dhe të lëndëve narkotike.

“Ndihem me te vertete i indinjuar nga deklaratat e vipes me te madhe ne vend Kejvina Kthelles. Me paturpesin me te madhe pervec se perdor gjuhe tallese ndaj qytetareve qe ka aksidentuar por e tregon te gjith ngjarjen me nje delir madheshtie sikur ka bere nje veprim qe eshte per tu vleresuar. Une jam qytetari qe me ka aksidentuar.  E nderuara Kthella pervecese arrogante ne komunikim ka bere dhe nje sjellje komplet te papergjegjshme ne vendin e aksidentit. E gjithe menyra sesi e tregon ngjarjen tregon shume per te si njeri.

Mbi te gjitha me vjen keq per vipat qe shesim ne ekrane.

Dua tju them qe ne prill te 2022 kur ka ndodhur aksidenti, por po shtremberon totalisht faktet. Pse nuk tregon qe u largua nga vendngjarja pasi kishte frik te bente testin e alkolit dhe te lendeve narkotike nga policia?”, ka thënë ai.

Ditën e djeshme modelja Kejvina kthella tregoi se ka qenë e shpallur në kërkim pasi kishte shkaktuar një aksident.

Ajo tha se ishte përfshirë në një aksident dhe menjëherë pas aksidentit  vendosi që të largohej për në Vlorë pasi policia po vonohej dhe ashtu si modelja shprehet “nuk kishte nerva” t’i priste.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.