Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm me reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites reshjet do të ndalen duke i lënë vendin motit të kthjellët dhe vranësirave.
Meteoalb njofton se sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 01°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 10°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Shto koment