Welcome to Vlora

Sali Berisha i habit të gjithë: Jua tregoj unë se ku është Ervis Martinaj

Ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht kryetar i PD, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që të bëjë të ditur se nëse është gjallë apo jo Ervis Martinaj.

Berisha tha se Martinaj është tek lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa tani pritet të legjitimohen.

“Shqipëria është një vend i pasigurtë, një vend në të cilin ba ndat godasin, në parlament bëjnë ligjet, në qeveri bëjnë vendimet, por në fakt një lidhje të madhe mes të trejave ekziston.

Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun, ku është Vis Martinaj. Ua them unë, ai është tek lojërat e fatit. Pyesni Olsi Ramën se ku është.

Martinaj ishte një biznesmen që u ngrit nga lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa sot janë legjitime.”, tha Berisha.

Kujtojmë se Martinaj është kthyer në një kryefjalë të mediave dhe opinionit publik për ditë të tëra, por deri tani nuk dihet ende fati i tij.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.