Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të më dukshme këto në zonat malore. Por në vijim pritet shfaqje e vranësirave të lehta në pothuajse gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara varënsirat do të mbeten në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.
Era do fryjë e mesatere dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, ku më e parnishem do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.
Zonat të izoluara në Itali dhe në Brigjet e Egjeut do të ketë kalime varënsirash të cilat do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara. Po ashtu Europa Veriore dhe Lindore do të jenë në ndikimin e varënsirave dhe reshjeve të pakta të shiut, kjo si pasoj e zhvillimit të ciklonit të Islandës. Ndërsa Europa Qëndrore dhe Jugore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Shto koment