Revista prestigjioze kanadeze, Chart Atack, e shpallur si revista më e mirë për vitin 2019, i ka kushtuar një artikull bukurive të qytetit të Vlorës.
Eksploroni Shqipërinë: Qyteti i Vlorës
Vlora është një qytet i vjetër, i themeluar në shekullin e gjashtë para erës sonë në Shqipëri. Nuk ka dyshim se është një nga bizhuteritë e Jugut të Shqipërisë.
E vendosur përballë gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit, Vlora ofron një pamje të bukur për turistët. Plazhet me ujë kristal dhe rëra shkëmbore rrethojnë qytetin. Është shtëpia e portit të dytë më të madh në Shqipëri, portit të Vlorës.
E njohur me emrin Aulona në antikitet, ajo konsiderohet si një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri. Vlora mbart rëndësi historike për Shqipërinë. Ky qytet priti Asamblenë e Parë Kombëtare, e cila shpalli pavarësinë e vendit më 28 nëntor 1912. Për këtë arsye, Muzeu i Pavarësisë ndodhet atje dhe të gjithë mund të bëjnë një turne në monumentet dhe muzetë. Muzetë e tjerë që gjenden në Vlorë përfshijnë Muzeun Etnografik dhe Muzeun Historik.
Një atraksion i vjetër historik dhe arkitektonik i qytetit që mund të vizitoni është Xhamia Muradije. Xhamia u ndërtua në 1542 nga arkitekti Sinani i Madh. Është vepra e vetme që mbetet nga arkitekti i famshëm në Shqipëri. Xhamia ndodhet në qendër të Vlorës në një shesh qendror, e rrethuar nga të katër anët me rrugë. Ndodhet në perëndim të rrugës Sadik Zotaj, në jug të rrugës Lef Sallatës dhe në lindje të rrugës Papa Kristo Negovani. Struktura e xhamisë përbëhet nga ndërtesa kryesore dhe minarja.
Ajo që është një tjetër atraksion për turistët gjendet në majë të kodrës, e gdhendur nga ujërat e detit dhe me pamje nga qyteti. Është vendi fetar i Kuzum Baba. Kuzum Baba është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ajo e merr emrin nga Sejjid Ali Sulltan, i njohur si At Kuzum (Kuzum Baba), një udhëheqës shpirtëror bektashian, i cili sipas traditës lokale, është varrosur këtu. Duke qenë pika më e lartë e qytetit, diku në 30 m mbi nivelit të detit, Kuzum Baba u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të admiruar peizazhe të bukura të qytetit.
Vlora është pika fillestare e Rivierës shqiptare. Prandaj, është një nga zonat më të frekuentuara të turizmit shqiptar. Është e lehtë për njerëzit të shkojnë dhe të vizitojnë Vlorën sepse nuk është aq larg nga kryeqyteti i Shqipërisë. Nuk është vetëm për distance, por në Vlorë njerëzit kanë kaq shumë mundësi ku të shkojnë dhe të kalojnë një fundjavë të shkëlqyeshme. Nëse dëshironi të shkoni në plazh ka vende fantastike ku mund të shkoni në plazh, vendpushime të bukura dhe një det të mrekullueshëm.
Në këtë rajon ndodhen edhe parqet arkeologjike të Orikumit dhe Amantias. Gjithashtu, afër Vlorës mund të vizitoni Parkun Kombëtar të Llogorasë. Është e mahnitshme, një natyrë fantastike me restorante të shkëlqyera tradicionale, perfekte për verën dhe dimrin.
Çfarë të shihni:
Sheshi i Flamurit- Monument i Pavarësisë
Muzeu Etnografik
Muzeu Historik
Xhamia e Muradies
Muzeu i Pavarësisë
Kalaja e Kaninës, në fshatin Kaninë
Manastiri i Shën Mërisë, në fshatin Zvërnec
Teatri antik i Orikumit
Kisha e Marmiroi në Orikum
Shto koment