INSTAT ka publikuar treguesit e inflacionit për gushtin ku vërehet një rritje e fortë e çmimeve duke kapur nivele rekord, të cilat Shqipëria nuk i ka hasur gjatë 20 viteve të fundit.
Sipas INSTAT, çmimet gjatë gushtit në të gjithë ekonominë u rritën me 8 për qind, ndërkohë që goditjen më të madhe e patën sektorë si “transporti” me 19.3 për qind dhe ushqimet me më shumë se 14 për qind.
Brenda këtij grupi, shtrenjtimin më të madh e pësuan produktet bazike të të ushqyerit në një familje mesatare të vendit siç janë vaji, qumështi, vezët, sheqernat, mishi, etj.
Shto koment