Welcome to Vlora

Reagon Shefi i Urgjencës : Kurajo qytetare që i mungon këtij vendi !

Ditën e djeshme pashë një artikull me emrin dhe fotografin time ku një pjesë e intervistës ishte tjetërsuar duke marë vetëm një pjesë të saj. Pasi kontrollova rrjetet sociale gjeta një gjë tepër të habitëshme! Tituj shumë bombastik! Në tetë GAZETA(vetëm në faqen e parë të GOOGLE), të ndryshme me tituj të ndryshëm, pashë që artikulli ishte vetëm një, pa ndërruar asnjë presje! Kishte edhe më shumë media që e kishin shpërndarë por besoj kuptohet çfarë dua të them. Po e demonstroj më poshtë. Pra të paktën shtatë gazetarë që e kanë marë nga i njëjti burin,(nuk di kush ka qenë i pari) nuk e kanë marë mundimin të dëgjojnë intervistën dhe ta interpretojnë sipas kuptimit të tyre profesional! Atë që ka dashur të kuptojë i pari e kanë pranuar të gjithë!!

SIPËRFAQËSOR! Të qenit sipërfaqësorë është në kulmin e tij, ku kërkohen klikime dhe jo cilësi. Politikanët duan shmangien nga problemet kryesore dhe i ndrësejnë masat kundër mjekëve. Gazetarët gjejnë dikë për ta bërë mish për top dhe për ta hedhur në mes të masës duke shtrembëruar krejt kuptimin e deklaratës së dhënë për shtyp. Masave ju mjafton delja e zezë për të shkarkuar mbi të shumë herë edukatën e tejulët qytetare, a thua se problemi zgjidhet po nuk foli Skender Brataj! Shumë herë kur flas me koleg të ndryshëm pse ky indiferentizëm nga ana e mjekëve, më përgjigjen se po fole të parët që të masakrojnë janë njerzit sepse përshkrimi për ne është i tillë! Pikërisht kjo është shoqëria e sëmurë shqipëtare, nuk ka rëndësi problemi, fenomeni, personi, qytetari, drejtuesi, kryefamiljari, prindi, kolegu apo mjeku! Nuk ka rëndësi a është lajm i vërtetë, a dëmtohet, a shkatërrohet dikush, rëndësi ka kush është personazhi i radhës që do të linçohet, që do të hidhet në turmë duke shmangur problemet e vërteta!

FATKEQËSI!

Më poshtë titujt e tetë gazetave apo mediave online!

T.P.Z. al Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj i del në mbrojtje kolegut: Nuk po vriste njeri! Më thoni një shqiptar që nuk ka dhënë lekë

TELEGRAF Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj i del në mbrojtje kolegut: Nuk po vriste njeri! Më thoni një shqiptar që nuk ka dhënë lekë

TEMA Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj i del në mbrojtje kolegut: Nuk ka vrarë njeri! Më thoni një shqiptar që nuk ka dhënë lekë

ALFA PRES Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj i del në mbrojtje kolegut: Nuk po vriste njeri!

GAZETA SHQIPËTARE “Çfarë krimi është? Po vriste njeri?”/ Skënder Brataj mbron mjekun e arrestuar te Trauma: Të më thotë një shqiptar që s’ka dhënë lekë!

VOXPRES Arrestimi i mjekut, Skënder Brataj: Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lekë, në Itali pranohej deri në 300 Euro

ZJARR TV Arrestimi i mjekut te Trauma, Skënder Brataj: Po vriste njeri? Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lekë

PANORAMA“Të më thotë një shqiptar që s’ka dhënë lekë”- Skënder Brataj mbron mjekun e arrestuar te Trauma: Mos u habisni, korrupsioni ekziston. Dhuratat deri në 300 euro

Ky është artikulli te të gjitha mediat, pa asnjë presje ndryshimi.

KONTROLLOJENI!Shefi i Ugjencës, Skënder Brataj, në lidhje me rastin e mjekut të Spitalit të Traumës, Fitim Marku, i cili u arrestua disa ditë më parë për korrupsion, u shpreh se korrupsioni ekziston në çdo fushë dhe nuk doli sot që të habitemi se çfarë ndodhi. “Çfarë krimi është? Po vriste njeri? Ka kërkuar lek, se nuk e dimë a i ka kërkuar apo ja ka dhënë. Si procedurë nuk duhet t’i marrë në spital. Të më thotë një shqiptar që nuk ka dhënë lek. Kamerierit i lë bakshish, marr kafen 8 qind dhe i japim 100 lek. Në Itali pranohej dhuratë deri në 300 euro, ligjërisht ishte e pranueshme. Dhurata mjekut deri në një farë shume ishte e pranueshme”, tha Brataj. Ndërkohë, sa i përket mënyrës se si Marku u arrestua, Brataj u shpreh se nuk ishte mënyra e huhur dhe është e papranueshme. Kujtojmë se Fitim Marku u arrestua tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës gjatë një operacioni të Policisë me agjent të infiltruar. Ndërkohë, ditën e sotme ai është dërguar në spitalin e Traumës me urgjencë pasi ka pësuar shemi cerebrale në paraburgim

Kjo pjesë e intervistës nuk është e plotë. Ky është qëndrimi im në atë intervistë:

1. Nuk jam dakort me mitmarrje nga ana e mjekëve.

2. Nuk jam dakortt me korrupsionin.

3. Nuk jam dakort se të gjithë mjekët janë të korruptuar.

4. Nuk jam dakort me show e shëmtuar të denigrimit të një kryefamiljari, qytetari apo mjeku.

5. Nuk jam dakort për shkeljen e rregulloreve të spitaleve.

6. Nuk jam dakort që të hyjë në sallën e operimit një agjent me maskë ku çdo gjë është sterile dhe rrezikohet infektimi i pacientëve.

7. Nuk jam dakort të hiqet mjeku nga pacienti i intubuar pa u zëvendësuar nga nje koleg që të sigurojë jetën e pacientit.

8. Nuk jam dakort që mjeku të nxirret nga spitali me uniformën e punës, sepse goditet institucioni

9. Nuk jam dakort të nxirret nëpërmjet urgjencës duke bllokuar lëvizjet deri në plotësimin e misionit të agjentëve. Aty hyjnë njerëz që rrezikojnë jetën, spitali ka tre hyrje, por duhej diskretituar para një mase më të madhe.

10. Nuk jam dakort me mesazhin që përcolli ky show ”Mos shkoni në spital se ju vjedhin të gjithë”

11. Nuk jam dakort me mesazhin se jemi të gjithë njësoj.

12. Nuk jam dakort me indiferencën e mjekëve.

13. Nuk jam dakort me sharjet dhe ulërimat e parlamentit shqipëtarë, sharjet, fyerjet, denigrimet.Ato janë pasqyrë e sjelljes qytetare.

14. Nuk jam dakort me realitetin dhe shoqërinë e sëmurë që i gjen fajtorët vetëm te mjekësia.

15. Nuk jam dakort me indiferntizimin dhe oprtunizmin.

16. JAM DAKORT QË MEDIAT TË SHPËRNDAJNË KËTË ARTIKULL.

Dr.Skender Brataj

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.