Welcome to Vlora

Qyteti i Vlorës kryeson listën e pronave të publikuara për qira ditore në Airbnb.

Qyteti i Vlorës kryeson listën e 10 qyteteve me numrin më të lartë të pronave të publikuara për qira ditore në platformën ndërkombëtare Airbnb.

Gjatë muajve të verës, në qytetin e Vlorës dhe zonave turistike përreth saj pati një numër të lartë të turistëve të huaj, veçanërisht atyre italianë që vërshuan drejt jugut nga çmimet më të lira krahasuar me vendet e tjera europiane.

Për vitin 2023, në qytetin e Vlorës, numri i shtëpive të pushimit të publikuara në Airbnb arriti në 70,049 prona. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%, për shkak të bumit turistik të vitit të kaluar. Rreth 42% të apartamenteve të pushimit të listuara në Airbnb për vitin 2023, sipas të dhënave të AirDNA, ndodheshin në qytetin e Vlorës.

Kërkesa për net qëndrimi u rrit në 2023 rreth 9% krahasuar me 2022.

Të ardhurat e gjeneruara në vitin 2023 nga shtëpitë dhe apartamentet e dhëna me qira ditore në këtë qytet arritën në vlerën e 25,9 milionë USD, duke zënë 48% të të ardhurave totale të fituara nga qiratë ditore në AirBnb.

Krahasuar me 2022, të ardhurat nga qiratë ditore për qytetin e Vlorës u zgjeruan 103%.

Qyteti i Vlorës u rendit i dyti në botë edhe nga platforma ndërkombëtare Booking, pas Japonisë si destinacioni më i kërkuar për akomodim gjatë periudhës nga 1 gushti 2022 deri më 31 korrik 2023. Pas qytetit të Vlorës, renditja botërore vijonte me Meksikën, SHBA-në, Holandën, Argjentinën, Gjermaninë, Zelandën e Re, Filipinet dhe Australinë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.