Elsa Lila, e cila u arrestua me bujë pak kohë më parë nga autoritetet italiane, është lënë e lirë.
Lajmin e bëri të ditur Saimir Visha, i cili është edhe daja i Elsa Lilës. Pasi tha se shqiptarët kanë vjellë vrerë dhe zbuloi se ka drekuar në Itali me të, daja i Elsës ka publikuar një foto ku shkruan: “Qesh mirë kush qesh i fundit”.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”, u shpreh avokati Vishaj.
Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
Shto koment