Welcome to Vlora

Që prej 1 Qershorit, Vlora për një javë do të jetë qendra e Shoqatës më të madhe Policore në botë, International Police Association- (IPA)

Me iniciativë të Presidentit te IPA-Seksioni Austria, Martin Hoffman dhe me ftesë të IPA Seksioni Shqiperi (kandidat), nga data 01-05 qershor 2022, këtu në Vlorë do te organizohet takimi i nivelit të lartë të Bordit Ndërkombëtar Ekzekutiv.

Ky aktivitet është zgjedhur të zhvillohet në Vlorë në kuadrin e 110-vjetorit të formimit të Shtetit të pavarur Shqiptar dhe për ti dhënë një suport pozitiv pranimit të IPA-Seksion Albania me të drejta të plota në familjen e madhe të IPA Botërore. Në këtë takim merr pjesë i gjithë Bordi Ekzekutiv Nderkombetar me anëtarë nga shtetet Zvicër, Greqi, Suedi, Irlandë, Islandë, Qipro, Austri kryesuar nga Presidenti z.Pierre-Martin Moulin. Në ditën e parë të programit Sekretarja e Përgjithshme dhe Zv-Presidenti IPA zhvilluan takim me nivelet më të larta të Ministrisë së Brendeshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ku u theksua vëmendja që ka shoqata e IPA, për punonjësit e policisë në detyrë, të liruar e në pension.

Me këtë rast Sekretarja e Përgjithshme e IPA vendosi një tufe me lule në Memorialin e te Rënëve pranë Ministrise se Brendeshme. Gjatë vizitës në Shqiperi, anëtaret e Bordit do të zhvillojnë takime me drejtues te pushtetit lokal dhe autoritetet policore vendore,me qellim njohjen e veprimtarive te zhvilluar nga IPA-Seksion Albania. Ne kuadrin e prezantimit te Shqiperise Turistike do te zhvillohen vizita turistike ne Manastirin e Zvernecit Vlorë,në qytetin e Sarandës ku do të vizitohet edhe një nga krenaritë e turizmit shqiptar, Muzeun e Butrinit.

Një falenderim te vecante për iniciativen e Zotit Hoffman, respekt maksimal për Drejtuesit e lartë të MB dhe DPP, mirënjohje pa kufi për ata që realizuan këtë aktivitet duke filluar nga Drejtori Policisë Vlorë, Bashkia Vlorë, Prefektura Vlorë, Bashkia Sarandë, Ministria e Kulturës, Kryetari i IPA-Regioni Jugut Zotin Artur Selimi, Sekretarja organizative Enkela Deraj që i zbardhen faqen Vlorës dhe gjithe Shqiperisë. Dedikim special per Zonjen Vasilika Hanxhari për akomodimin në një nga krenaritë e Turizmit Shqiptar, Hotel “Vlora International”.

Suksese te gjithëve. SERVO PER AMIKECO

Kryetari i Bashkisë Vlorë z.Dritan Leli
Drejtori i Policise Qarku Vlorë z.Gentian Berberi
Prefekti i Qarkut Vlorë z.Flamur Mamaj

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.