Welcome to Vlora

Puna për aeroportin e Vlorës, Rama: Do jetë më i madhi në Ballkan, investimi më i rëndësishëm

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga puna e pandalshme për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Krahas videos, Rama shkruan se do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan.

“MIRËMËNGJES dhe me punën që vijon në rrugën e Aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti më i madh në Ballkan, dhe një ndër investimet më të rëndësishme për ekonominë e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Aeroporti i Vlorës, një investim mbi 100 milionë Euro, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Më 20 prill 2021 u nënshkrua kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport në vend ku fluturimet do të jenë transoqeanike.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.