Welcome to Vlora

“Po të isha në Shqipëri do të të kisha rrahur”, shqiptari bën veprimin e papritur

Pas një konflikti të çastit, 31-vjeçari shqiptar që jeton në Itali i ka thënë gruas së tij se po të ishte në Shqipëri do ta kishte rrahur.

Dy ekuipazhe ndërhynë në një apartament në lagjen Begato pasi një grua, shumë e tronditur dhe e frikësuar, raportoi se partneri i saj, me të cilin ajo ishte ndarë për disa kohë, po përpiqej të hynte në banesë duke goditur derën me shkelma, grushte dhe shpatulla dhe duke e kërcënuar atë.

Policët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe sapo hynë në ndërtesë dëgjuan 31-vjeçarin duke i thënë se “po të ishte në Shqipëri do ta kishte rrahur dhe policia nuk do të vinte dot”.

Pas arrestimit gruaja regjistroi një denoncim në Komisariat, ku u tregoi efektivëve të policisë kërcënimet dhe dhunën nga partneri i saj.

Kjo gjendje kishte vazhduar për disa muaj, por e reja nuk e kishte denoncuar më herët me shpresën se situata do të përmirësohej.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.