Welcome to Vlora

Përse nuk arrestohet Ardi Veliu? Gazetarja Hoxha hedh dyshime mbi hetimin e vrasjes së Elbasanit

Pas ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe gazetarja e njohur, Anila Hoxha shprehet e bindur se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliut duhet të arrestohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, e teksa rendit arsye se përse Veliu duhet të japë llogari para drejtësisë, gazetarja e njohur e kronikës thekson ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të arrestohet, sikundër ndodhi me ish-vartësit e tij 2 zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit dhe Beratit. “E vërteta vonon, por nuk harron! Masat e Gjykatës së Elbasanit më tepër se një vit nga shkëmbimi me armë zjarri në prag të zgjedhjeve me autor Arbër Paplekën dhe viktimë Pjerin Xhuvani vërtetojnë dhe njëherë se sa e rrezikshme është të hetosh në mënyrë të njëanshme dhe ta thuash përgjysmë të vërtetën hetimore. Ish drejtori I përgjithshëm I Policisë Ardi Veliu, I cili doli në konferencë atë kohë duke pohuar qëllimisht të vërteta gjysmake, duhet të ishte midis atyre zyrtarë policore që sikurse vartësit duhet të mbajë përgjegjësi penale si edhe vartësit në mos për shpërdorim detyre, për deklarim të rremë . Sepse ligji çdo mosveprim të një zyrtari e konsideron njëlloj shpërdorim detyre si edhe kryerja e veprimeve të gabuara. Atë kohë në qytetin e Elbasanit së bashku me dy kolegët e aktualitetit Jul Kasapi dhe Eni Ferhati e pyetëm me insistim zyrtarin më ta lartë të policisë së shtetit mbi krimin pak orë përpara zgjedhjeve, tutjen e policisë dhe shkëmbimin e armeve te zjarrit dhe për pyetjet morën si përgjigje disa gënjeshtra. ( të cilat mund ti ndiqni në videon e atëhershme të deklaratës publike të zyrtarëve)”, shkruan ajo.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.