Welcome to Vlora

Përdornin djalin e mitur për të marrë para nga Tik-Toku,arrestohet e gjyshja dhe babai

Një 67-vjeçare dhe djali i saj 44 vjeç kanë rënë në prangat e Policisë së Kuçovës, pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar djalin e 44-vjeçarit për klikime në Tik Tok.

Policia bën me dije se gjyshja dhe babai i 10-vjeçarit publikonin në Tik Tok video të tij duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Bëhet fjalë për dy personazhe të njohur të Tik Tok-ut, Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula.

Dyshja nënë e bir njihen për videot  dhe live-t (me fjalë banale) që bëjnë në Tik Tok. Uniformat blu njoftojnë se arrestimi i nënë e bir është bërë pas kallëzimit që ish-bashkëshortja e 44-vjeçarit ka bërë në polici.

Shtetasja E. A kallëzoi në dhjetor të 2023 se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Menjëherë pas denoncimit policia regjistroi rastin dhe shpalli në kërkim dy TikToker-at të cilët u arrestuan sot.

Platforma e rrjetit social Tik Tok ka dalë jashtë kontrollit kohët e fundit në vendin tonë. Disa gra dhe vajza kanë shkuar deri në aktin ekstrem të vetëvrasjes për shkak të presionit dhe shantazheve që u janë bërë në Tik Tok.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.