Welcome to Vlora

Përdhunuan 15-vjeçaren, lirohet nga burgu 18-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolajn, i cili së bashku me 4 të tjerë akuzohet se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, në vitin 2021.

Ndaj Gjinkolajt u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa zëvendësimi i masës erdhi me kërkesë të pales mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kane kaluar afatet e paraburgimit.

Vendimi është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër, pas ankimit që i kishte bërë prokurori. Prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë.

Do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e cila do të vendose për fatin e të akuzuarve. Të arestuarit Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç, Nikë Lleshin 44 vjeç dhe 18-vjeçari akuzohen për “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.