Welcome to Vlora

Përdhunoi të miturën në Vlorë, arrestohet 19 vjeçari në Morinë

Një i ri është arrestuar në pikën e kalimit kufitar Morinë pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. I riu ishte kallëzuar në polici nga një 15 vjeçare e cila e akuzon se ka kryer marrëdhënie se ksuale me dhunë me të.

Njoftimi i plotë: Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.