Welcome to Vlora

Pas Flamurtarit, Sinan Idrizi zhyt edhe “Air Albania”! Skema e aferës e denoncuar vite më parë, por SPAK nuk reagoi

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, për shkak se kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues.

Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar që nga data 1 shtator dhe do të qendrojë në këtë status deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”.

Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%.MDN Investiment shpk u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 3.05.2018 me qendër në Vlorë dhe me objekt të aktivitetit: Projektimi, financimi, ndërtimi, kryerja, funksionimi si dhe menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtar.

Pra, siç duket Sinan Idrizi ka patur një rol kryesor në këtë kompani ajrore dhe opozita ka denoncuar më herët si aferë përfshirjen e Sinan Idrizit në këtë skemë. Sinan Idrizi.

“Nuk ka asnjë dyshim se edhe tek “Air Albania” Idrizi është vetëm një koperturë për Edi Ramën. Aksionet në emër të Sinan Idrizit tek Air Albania janë të Edi Ramës. Skema e mashtrimit me Sinan Idrizin duhet hetuar menjëherë nga SPAK. Nga lidhjet mes Edi Ramës dhe ortakut të Air Albania, drejtësia do të gjejë sesi në karrigen e kryeministrit qendron një hajdut, i cili ka vetëm një prioritet. Të pasurohet sa më shumë dhe në çdo formë”deklaronte Eno Bozdo disa vite më parë.

Deri më sot nuk ka patur nisje hetimi nga SPAK lidhur me këtë skemë dhe nuk dihet nëse do të nisin tashmë pas pezullimit të aktivitetit të kësaj shoqërie.

Sinan Idrizi është administrator i ekipit të futbollit të Flamurtarit të Vlorës, i cili nga vendet e para në Kategorinë Superiore, përfundoi në Kategorinë e Dytë . Këtë fat duket se do ketë edhe kompania ajrore “Air Albania”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.