Welcome to Vlora

Parashikimi i motit për 5 ditë, Shërbimi Ushtarak: Reshje të dendura shiu dhe shtrëngata, deri të premten

Java që ka nisur pritet të jetë komplet e paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Në këtë mënyrë si për ditën e Hënë ashtu dhe ditën e Martë moti parashikohet me vranësira kryesisht të dendura, përjashto kthjellimet e pakta në orët e para të mëngjesit.

Për këto dy ditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reshjet me intensitet të lartë për këto dy ditë parashikohen më tepër përgjatë ultësirës perëndimore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Edhe dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte vijojnë me kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës së Enjte në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër përsëri reshje shiu intensitet të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi. Java mbyllet me ditën e Premte e mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura.

Edhe në këtë ditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.