Welcome to Vlora

Oficerja qëllon me armë zjarri shqiptarin në Athinë, çfarë ndodhi sot në Greqi

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficere policie në Athinë.

Mësohet se 30-vjeçari ishte përplasur fizikisht me oficeren e policisë gjatë një aksioni policor në orën 06:00 të mëngjesit.

Oficerja  ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur, shkruan protothema.gr.

Mësohet se 30-vjeçari  është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij.

Emigrant shqiptar akuzohet ndër të tjera për një sërë grabitjesh.

Siç raportojnë mediet greke gjithçka nisi sot në kuadër të operacionit policorë të policisë së Atikës, në Universitetin e Teknologjisë Zografou, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.