Welcome to Vlora

Nuk u dorëzua kurrë, historia e Vilmës nga Vlora që e shpërfytyruan me acid

Për Vilma Dulen, vajzën nga Vlora që punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian, mëngjesi i 27 gushtit 2013 duhej të ishte një mëngjes i zakonshëm si gjithë të tjerët. Në të vërtetë, mëngjesi i asaj të marte do të ishte më i hidhur se acidi që i shpërfytyroi fytyrën duke i rrezikuar seriozisht shikimin dhe shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë. Vajza e re do të sulmohej rrugës për në punë nga një person i panjohur, duke shënjuar në këtë mënyrë edhe një ndër rastet e para të këtij lloj krimi në vendin tonë.

Ajo ka dhënë edhe një intervistë  , gjatë së cilës ka rrëfyer se pavarësisht peripecive që i është dashur të kalojë, se me forcë dhe vullnet ka ecur përpara. Pas largimit nga Shqipëria, Vilma iu nënshtrua 25 ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë kohës që qëndronte në Francë. Ajo thotë se nuk do të kthehet në Shqipëri pasi autori nuk është arrestuar dhe kjo e bën të ndihet e kërcënuar. Tani, ajo është kthyer në një shembull frymëzues. Ka hapur një ekspozitë të titulluar “Persona”, përmes së cilës dëshiron të përcjellë një mesazh shprese për të gjithë njerëzit që kanë vuajtur dhe kanë përballur dhunën.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.