Welcome to Vlora

“Nuk është fama çdo gjë!” Gentjan Zenelaj: Dua të plakem buzë detit të Vlorës

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në Rtv Ora ishte aktori Gentian Zenelaj i cili foli për filmin e fundit ‘Dashuri dhe Turbulenca”, për jetën e tij familjare si dhe për projektet e tjera që do të bëj në të ardhmen.

Për ta ngacmuar pak Gentin, moderatori Arjon Muça e pyet se çfarë do të bëhesh kur do të rritesh, ai nuk ngurron të përgjigjët dhe tregon se do jetë një pensionist i lezetshëm.

“Unë dua të bëhem një pensionist i lezetshëm, diku buzë detit kam një parandjenjë se do të jetë Vlora, unë vërtetë jam nga Shëngjini, por e di që do të jetë Vlora vendi ku unë do të dal me bastunin tim dhe një qen që më shoqëron. Definitivisht unë do të vdes diku në det.”

I pyetur se si do të vdesësh si një moderator i suksesshëm apo si një aktor i suksesshëm, Genti na tregon se synimi i jetës së tij nuk është fama por të jetë i vërtetë dhe i thjeshtë si në ekran ashtu dhe në rrugë.

“Ma beso, sinqerisht për mua fama nuk ka aspak rëndësi, aspak fare. E  rëndësishme për mua është që njerëzit me të cilët rri të jenë pozitiv. Nuk është fama çdo gjë, sepse mund të bësh një vrasje dhe mund të bëhesh i famshëm, mund të bëhesh i famshëm duke bërë dhe skandal, e rëndësishme është të jesh pozitiv dhe i vërtetë. Unë synimin e jetës e kam të jem i vërtetë dhe i thjeshtë, siç jam në ekran të jem dhe në rrugë.”

Ndihet borxhli ndaj familjes pasi  angazhimet dhe projektet kanë bërë që koha e kaluar me familjen të mos jetë e mjaftueshme por zbulon dhe disa detaje të bukura nga prapaskenat e filmit që nuk i dinim. Ai na tregoi se djalin e tij të vogël ai e ka pasur gjatë gjithë kohës më vete gjatë xhirimit të filmit pasi një personazh në film ka pasur emrin Danjel ashtu siç e ka emrin dhe djali i tij.

“Jam në një borxh shumë të madh ndaj Aidës, Danjelit dhe Arias, kanë qenë muaj të vështirë por falë zotit kanë qenë mirë. Danjeli faktikisht është kudo në film, sepse dhe një nga personazhet e ka emrin Danjel, emri i djalit tim. Ai motori ka marrë emrin ‘Rexho’ që është pseudonimi i djalit tim. Kam gjetur formën për ti bërë një kujtim të bukur, për ta përfshirë dhe atë. Arian po mundohem ta ndjek nëpër koncerte. Tani ata po rriten dhe aq më shumë duan mami dhe babin nga mbrapa. “

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.