Ngjarja tragjike e djeshme,ku humbja e një fëmije 7-vjecare në plazhin e Potamit ka sjellur reagimin e shqiptarëve ku si fajtor bëjnë shtetin,ku mos serioziteti dhe zbatimi i masave nga institucionet përkatëse ‘mbjell’ fatkeqësit në vend . Edhe kryetari i shoqatës rajonale turistike ‘ARTA’ Ervin Sota ka reaguar për këtë ngjarje.
Postimi në facebook :
‘Ne rradhe te pare eshte turp e pergjegjesi per Bashkine Himare,policine Himare e deri siper. Shume tavolina teorirash,dogmash e propagande por ne fakt policine e kane kthyer ne ushtare te denje per gjoba e rojtare te orarit te muzikes se biznesit sikur ky i fundit te jete krimi. Dhe kur vjen tek krimi i vertete e real,tek ai qe policia e shtetit duhet te jete e fokusuar dite e nate ne mbrojtje te qytetareve te saj,aty ajo fatkeqesisht eshte dobesuar e ne shume raste e kapur dhe e pamundur. Nuk behet shteti me teorine le te hane kokat e tyre “krimi”!!!Shteti duhet te percoje respekt ndaj uniformes se policise duke i perzgjedhur ata e jo duke e ndyre ate me kontigjente si rasti i gomones. Bashkia Himare ku eshte? Nga infot e fundit une si per koincidence kam mesuar qe nuk eshte gjekundi madje ne bashkepunim me policine jo vetem nuk i mbron sipermarresit lokale korrekt, por i pengon deri edhe intimidon. Keto jane turpe,keto jane fatalitete. Ky eshte nje sistem i rrezikshem qe po largon te rinjte nga vendi jone,se fundmi po vret edhe engjejt e vegjel‘ shkruan Sota .
Shto koment