Welcome to Vlora

“Diçka më goditi në fytyrë, mu sul si bishë”, Aurela Gaçe përlot me shkrimin për 7 vjeçaren: O mami nuk të shoh dot, as ty babi! Po ç’faj pata?

Tragjedia e Himarës tronditi të madh dhe të vogël. Çdo familje shqiptare po përjeton dhimbjen e familjes Avdia që ditën e djeshme humbën vogelushen e tyre 7 vjeçare.

Një reagim i fortë ka ardhur dhe nga këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, e cila i është bashkuar dhimbjes dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve të vajzës që u vra nga papërgjeshmëria e efektivit të policisë, Arjan Tase, i cili goditi për vdekje me skaf të miturën teksa ishte duke u larë në breg të detit.

Gaçe me shkrimin e saj ka përlotur të gjithë pasi me fjalët e saj ka përshkruar dhimbjen që Joanda ndjehu në ato momente.

“MA, ba po shkoj në breg të detit. Uji është i kristaltë. Ju premtoj se do vij shpejt. E keni parë sa i bukur është deti? Oh sa më përkëdhel fytyrën flladi i erës, guralecët më gudulisin dhe dielli më përqafon. Ma, të dua, vij për pak.

Maaa, baaa, diçka më goditi në fytyrë, mu sul si një bishë, si furtunë, a thua se kisha faj? Po unë çfarë kam bërë ma? Shkulmi i gjakut po e heq të kristaltën e ujit, qetësia ledhatuese u godit nga britma. Ba më dhemb, më dhemb. Po shoh dritë, nuk dëgjoj më asnjë zë, drita u shua, dhe dhimbja, ma nuk të shoh më, as ty ba. Nuk e kam më dorën njgitur me tënden. Unë nuk jam më, po ç’faj pata?”, shkruan ajo.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.