Welcome to Vlora

Nis sot aplikimi për subvencionimin për panele diellore. Edi Rama: Do të mbrojë konsumatorët

Këtë të martë, 1 nëntor, nis aplikimi për subvencionimin për panelet diellore në kuadër të projektit pilot që ka nisur qeveria për të mbështetur 2 mijë familje shqiptare në krizën energjetike. Duke nisur nda dita e sotme, çdo familje mund të aplikojë online në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë për të përfituar nga ky projekt.

2 mijë familjet që do shpallen fituese, qeveria do t’u mbulojë 70% të kostos së vendosjes së paneleve diellore. Ky projekt pilot i qeverisë vjen në kohën e krizës energjetike dhe ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike, si edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kursyer energjinë dhe të shkojnë drejt përdorimit të paneleve diellore.

Kryeministri Edi Rama shkruan se do të vazhdojnë të mbështesin konsumatorin. Me instalimin e paneleve diellore kursehet 20% e kostos së përgjithshme të faturës së energjisë elektrike.

“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale. 70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.