Welcome to Vlora

Moti i keq dëmton fushat e sportit në zonën e Lungomares.Ndërhyjnë autoritetet

Moti i keq dhe erërat e forta gjatë natës kanë dëmtuar fushat e sportit në Lungomare, në qytetin e Vlorës.

Në pamjet e siguruara, duken qartazi dëmtimet në fusha, ku një pjesë e gardheve rrethues janë rrëzuar në tokë.

Autoritetet lokale po ndërhyjnë për sistemimin e tyre.

Sa i përket lundrimit është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjeteve e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.

Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.