Welcome to Vlora

Autori i disa vjedhjeve, arrestohet “skifteri” 42-vjeçar në Vlorë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë e Vlorës pasui akuzohet për disa vjedhje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi H. H., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. 42-vjeçari ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar 2 javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur.

Ky shtetas dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve, në 4 banesa, në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Zbardhen 4 raste të vjedhjes, në disa banesa, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Property”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi H. H., 42 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetasi H. H. ishte me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, të caktuar nga Gjykata, pasi ishte arrestuar 2 javë më parë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur.

Ky shtetas dyshohet se është autor i 4 vjedhjeve, në 4 banesa, në lagjen “Kushtrimi”, në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 06.04.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. L., disa pajisje elektroshtëpiake dhe bizuteri; më datë 24.07.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit H. R.; më datë 13.11.2021, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit A. P. dhe më datë 22.11.2022, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. N., vegla pune të ndryshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.