Welcome to Vlora

Misteri i tragjedisë së 9 Janarit! Familjarët akuzojnë se trafikantët ishin të lidhur me shtetin

9 janar 2004 – një gomone plot me klandestinë që po mbyteshin i kërkojnë ndihmë drejtpërdrejt televizionit “Top Channel”. Ndihma mbërrin me vonesë. 21 persona u gjetën të vdekur nga I ftohti. Shtatë të tjerë u zhdukën për të mos u gjetur kurrë.

Me 39 persona ndodheshin në bord, në një gomone e cila e kishte kapacitetin vetëm për 6 persona. Mjeti lundrues mendohet të jetë nisur rreth orën 19:00 në vendin e quajtur Përroi i Palasës dhe ka mundur të udhëtojë vetëm 30 minuta në kushte të vështia atmosferike.

Më pas u janë fikur motorët dhe kanë mbetur mes dallgëve deri në 6 metra të larta në një largësi prej 4 miljesh nga Karaburuni.

Pavarësisht se ngjarja u bë publike menjëherë dhe autoritetet u vunë në alarm duke nisur operacionin e kërkim shpëtimit, gomonia u arrit të gjendej vetëm ditën e nesërme, në orën 09:30 të paradites. Në bordin e saj ndodheshin 11 të mbijetuar, mes të cilëve dy skafistë dhe 20 trupa të pajetë. 8 të tjerë rezultuan të zhdukur. Trupat e tyre nuk janë gjetur ende sot e kësaj dite.

Nikollë Mhilli, kryetar i shoqatës së viktimave të 9 janarit, humbi djalin në këtë udhëtim vdekjeprurës. Ai thotë se vendosi ta hipte të birin në atë gomone, për të cilin pagoi 1500 euro, pasi kishin marrë garanci se udhëtimi do të bëhej me dijeninë e policisë.

“Më thotë sekseri si nisim se ne e kemi këtë punë të sigurt, e kemi me shtetin të mos u shkeli kama në ujë. Do i nisim me Guardia di Finanza”

“Do ti çojmë të sigurt. Atë ditë e deri më sot unë nuk i kam gjet shenjë e as nishan.” u shpreh Ndoc Bjeshka, familjar.

Telefonata e fundit me të birin është një ndër pengjet më të mëdha të Nikollës.

“Në orën 6, në aksham tu u err nata më ka marrë ai djalë në telefon. Më shkoi mendja me i thanë a mund t’kthehesh prapa? Por mendova mos ta ma vrasin krejt dhe nuk i thashë me u kthye mbrapa…i thashë djalë pac ndimën e zotit edhe pas një orë e gjysëm e kam pa në televizor.” u shpreh Nikollë Mhilli, familjar.

Për të mos rënë në sy të policisë, skafistët kanë hequr çdo shenjë dalluese të gomones, siç janë shiritat fosforeshentë, veprim që ka rezultuar fatal. Kjo pasi dëshmitarët kanë parë anijet dhe helikopterin tu afrohen, por nuk kanë mundur ti sinjalizojnë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.