Një makinë ka marrë zjarr në ecje e sipër në autostradën Fier-Vlorë, herët këtë mëngjes. Sipas Policisë së Fierit, shoferi nuk u lëndua.
Në njoftimin zyrtar thuhet” “Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.”
Një grup hetimi është ngritur për të përcaktuar arsyen e shpërthimit të zjarrit në këtë automjet.
Shto koment