Welcome to Vlora

Mbledhja e qeverisë/ Manja: Do të dëmshpërblejmë ish të dënuarit politikë nga sistemi komunist

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministri i drejtësisë Ulsi Manja tha se një nga aktet e miratuara është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.

Ai tha se qeveria do të vijojë të mbështesë ish të përndjekurit politikë edhe me vendime të tjera, sapo të shqyrtojë dosjet e mbetura.

“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektet e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre.

Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur.

Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.