Welcome to Vlora

Manja në deklaratë URGJENTE: Kemi zbuluar ABUZIM MASIV me PRONAT, e përfshirë DREJTUESJA dhe ZYRTARË TË LARTË

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK drejtoren e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe disa zyrtarë të lartë, pasi dyshohet se janë përfshirë në disa skema të abuzimit dhe korrupsionit me pronat.

Manja tha se Njësia Anti-Korrupsion ka zbuluar se drejtoresha dhe disa zyrtarë të tjerë të Agjencisë së trajtimit të Pronave përmes disa skemave kanë përfituar shuma të mëdha parash dhe prona.

Në një rast, këta zyrtarë kanë detyruar ish-pronarët t’u shisnin tokat përmes sekserëve, dhe mas transferimit të pronës, ata merrnin menjëherë kompensimin, më pas prona kalonte në pronësi të zyrtarëve të kësaj agjencie.

Manja tha se kanë qenë sekserët që kanë përfituar prona në zonat më të mira të vendit, si bregdet apo ato me potencial agro-turizmi.

Drejtoreshë e ATP-së Jonida Baçi është shkarkuar nga detyra disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me propozim të ministrit Manja.

“Ka dyshime të arsyeshme për disa skema përfitimi, abuzimi dhe korrupsioni, ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Ponave. Zyrtarja më e lartë e Agjencisë dhe disa drejtues rezultojnë të implikuar në veprimtari korruptive. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK.

Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarët e lartë të Agjencisë janë përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave, konkretisht ish-pronarët që disponojnë vendimin për kompesimin e pronave, por edhe të kompensimit fizik, gjë të cilën nuk kanë mundur ta realizojnë. Dhe janë detyruar ta shesin te sekserë, të cilët sapo i kanë marrë çuditërisht i kanë çuar në këtë agjenci dhe janë kompensuar menjëherë 100%. Dhe pasi i kanë marrë, kanë vijuar me transaksionet duke i kaluar këto prona në pronësi të familjarëve të zyrtarëve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Skema tjetër ka të bëjë me ndërtimet informale, që janë legalizuar nga Agjencia e Kadastrës”, deklaroi Manja.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.