Welcome to Vlora

“La nava dolce”( Anija e Ëmbël) – dokumentar dedikuar anijes “Vlora”

La nave dolce (Anija e ëmbël) është një dokumentar i vitit 2012, i Daniele Vicari-t, mbi aventurën e pabesueshme e dramatike të anijes Vlora, e nisur nga Durrësi me 20.000 shqiptarë në bord (askush nuk është në gjendje të thotë me saktësi sa ishin ata që hipën në “anijen e shpresës”). Anija Vlora u ankorua në portin e Bari-t në datën 8 gusht të tridhjetë viteve më parë.

Klasa XII e seksionit dygjuhësh të Gjimnazi Ismail Qemali në Tiranë (mettiamo tag), me prof. Cristina Lovat, ndoqi javën e kaluar shfaqjen e dedikuar të këtij dokumentari, pranë Istituto Italiano di Cultura (mettiamo Tag). Të pranishëm në sallë e, në vijim gjatë debatit me nxënësit, producenti Ilir Butka (vediamo se c’è tag) dhe Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës (mettiamo tag), Alessandra Bertini Malgarini.

Habi, siklet, empati, hutim, interes e emocion: qenë këto reagimet që patën kryesisht nxënësit të cilët ndjekin sot studimet në njërin prej gjimnazeve më të mirë të Tiranës e, në mënyrë të veçantë, seksionin italo-shqiptar, të rinj e të reja që, në disa raste, kanë dëgjuar nga prindërit, por shumë, për herë të parë, u përballën me atë që qe një traumë kolektive e popullit: emigracionin e madh nga Shqipëria, që nisi në vitin 1991.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.