Welcome to Vlora

Kurora e malit , vendi i shenjtë i mrekullive

Vendasit e kanë quajtur “Kurorë “ pra është kurora e malit ka një rrugë qorre ndërsa udhëtimi kryhet me kafshë nga përroi deri në kurorë në këmbë mbanë 3 orë nëpër një udhe ku rrihet shpesh nga besimtarët ,nga fakirët dhe të tjerë njerzë të devotshëm, që shkojnë tek Tyrbja e Baba Hamza Kurorës.Si histori e ndërtuar nga vendalinjtë, por që shprehet në këtë rrëfim të shkurtër është fakti :dervishi ka shërbyer me vepra të mira në shërbim të njerëzisë.Ai lutej për ata dhe gjenë e gjallë për mbarësi e bollëk.Luftonte sëmundjet dhe i mbronte në cdo kohë. Tyrbja e dervishit u bë përherë një strehë e përhershme, e tyre.Ishte një lloj ylli tërheqës që rrezatonte shpresë.Fakti, që kjo tyrbe gjëndej përkarshi Tomorit ishte një ndihmë në realizmin e lutjeve të shënjtorit.Kurorën, banorët e kanë preferuar ta kenë si vend për lutje, që nga kohërat e antikitetit.E kanë preferuar si pika më e lartë e malit.Kurora e tij.”Në lindje të diellit:O Zot na shto bagëtit!”.Lutja e tyre.Bektashinjtë këto vende i shfyrtëzuan për ti kthyer në shërbimin e tyre.Ardhja e një dervishi simbolizon ardhjen e shpresës dhe mirësisë.Ngjiste që lutjet e kryera nuk binin ndërkohë në vesh të shurdhër. Një dritare që mbahej në çdo kohë hapur.Ishte dervishi. Për të mos mbetur fjalë e pathënë tre faktorë:a-lartësia qiellore.b-teqet përkarshi njera-tjetrës.Tomori,Kurora etj.c-Përbënë mister ndoshta.Shikojnë në kohë lutjesh njeri-tjetrin.Shkëmbejnë mesazhe.Ndihmojnë njeri-tjertin me energjinë e tyre.Kështu rritet potencialisht energjia dhe ndikimi për tu realizuar lutja.Atje lartësia është qiellore. Ndërkaq megjithëse faktet nuk rrinë fshehur tek këmba e malit kjo s’do të thotë ndërkohë se këtu kemi një tokë të bekuar.Është më së paku toka, që ka mirëpirut dervishin,që ka respektuar kultet shpirtërore dhe forca e dervishit e ktheu në shërbim të njerëzisë.Sot Kuorra është kult fetar.
Kur dervishi mbylli jetën u varros në tyrben etij.Tyrbja e Baba Hamza Kurora është si të gjithë tyrbet e këtij tarikati.Me dy ngjyra.E bardha dhe e gjelbëra.Me 12 ndarje.Simbolikë e arkitekturës bektashiane.12 imamët e shenjtë simbolizohen.Kjo kullë në këtë lartësi të malit Tartar ngjason me një observator.Tyrba Baba Hamza kurora administrohet nga nje dervish komuniteti bektashi eshte organizim fetar ,gjyshata Vlore.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.