Welcome to Vlora

Kishin ardhur për pushime në Shqipëri! Humbin jetën dy turistët polakë, faji i shqiptarit

Përfundon në tragjedi udhëtimi i dy turistëve polakë në Shqipëri. Një aksi dent i rëndë ndodhi sot  rreth mesditës në aksin Shkodër-Tiranë.

Dy turistë, një burrë dhe një grua të moshës 35-40 vjec,  që po udhëtonin me motorr, janë goditur nga një mjet tip Golf që drejtohej nga një i ri shqiptar.

Për pasojë cifti polak ka ndërruar jetë  edhe pse u dërguan në spital, ata nuk mundën të shpëtonin. Ngjarja ndodhi në fshatin Kryebushat.

Ende nuk bëhen të titur emrat e tyre. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e këtij a ksidenti, por nga ajo që thuhet deri tani është se fajtor ka qenë shqiptari që drejtonte Golfin.

Kujtojmë se vitet e fundit është rritur shumë numri i turistëve polakë që vijnë në Shqipëri, jo vetëm në periudhën e verës por gjatë gjithë vitit.

Por ngjarje si kjo e sotmja ndikojnë shumë për keq tek ata turistë që duan të vizitojnë vendin tonë, pasi siguria e jetës këtu tek ne është për fat të keq është në mëshirë të fatit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.