Është arrestuar në Vlorë nga Interpoli, A. Xhaferri, një trafikant ndërkombëtar droge dhe anëtar i një organizate kriminale në Spanjë.
Prej mëse një viti ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrit të zbulohej dhe kapej në Vlorë në kuadrin e një operacioni të posaçëm të koduar “Lugo”.
Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës njoftoi se arrestoi me qëllim, ekstradimin e tij, A. Xhaferrin, 38 vjeç, banues në fshatin Bishan.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.”
Shto koment