Welcome to Vlora

I kërkoi 2 mijë euro për një legalizim, arrestohet zyrtari i Kadastrës

Zyrtari i Kadastrës, Laert Pasha, është arrestuar ditën e sotme pas denoncimit të bërë nga emisioni investigativ “Stop”, për një rast korruptiv në ASHK Sarandë.

Pasha me detyrë specialist në sportelin e arkivëz në zyrat e ASHK Sarandë dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” u denoncua rasti i një qytetari i cili në vitin 2018 nëpërmjet një sekseri Jorgo Kreku i morri 2000 Euro ku e lidhi asokohe me drejtorin e Legalizimeve, Laert Pasha, i cili i premtoi që do i nxirrte legalizimin e hotelit, por nuk e bëri duke e zvarritur për 3 vite.

Njoftimi i plotë:

Sarandë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të denoncimit të një rasti korruptiv në ASHK Sarandë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit L. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK Sarandë. 

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.