Welcome to Vlora

“Flet për moral me Ulsi Manjën në krah?!”, si i përgjigjet Rama gazetarit

Kryeministri Edi Rama ka preferuar t’i përgjigjet me një shprehje të gjyshes së tij, pyetjes së njërit prej gazetarëve të pranishëm këtë të mërkurë.

Gazetari i tha se kryeministri nuk mund të flasë për moral kur ka në krah ministrin Ulsi Manja, i cili ka dalë në përgjimet e dosjes ”184”.

Gazetari: Juve flisni për moral me Ulsi Manjën në krah kur ai është i përfshirë në dosjen 184 ku në përgjigjet e publikuara del me zë të pastër ku flet me Robert Agën, ku i thotë ‘na duhesh për punë më të mëdha or burr’.

Rama: Pse qesh kur  thua këtë? Bëre edhe një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale, por pse qesh kur reciton këtu?

Gazetari: Nuk mund të ma tregoni ju etikën.

Rama: Gjyshja ime thoshte… ‘Sulle labbra dei santi aboca il risso’ – (Në buzët e shenjtorëve ka buzëqeshje)- përktheje kjo është përgjigja ime.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.