DASHI
Hëna do të jetë në shenjën tuaj gjatë fundjavës. Gjatë orëve të ardhshme disa prej jush do të kenë takime interesante dhe njohje të reja. Me pak fjalë, qielli i kthjellët po rikthehet pas një vere të vështirë dhe të trazuar.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 12 nëntor 2022), gjatë fundjavës do të gjeni një pasion që ju ka munguar prej disa kohësh. Ndoshta shumë gjatë … Sa i përket punës, nëse po ndryshoni jetën (ndoshta edhe me një lëvizje në një qytet të ri) do t’ju duhet të keni një frymë më të madhe përshtatjeje.
BINJAKËT
Gjatë orëve në vijim nuk do të ketë ditë të favorshme për dashurinë, veçanërisht për ata që kanë përjetuar njëfarë lodhjeje, për shkak të konflikteve dhe që ndihen të lodhur nga disa situata. Që në mëngjes do të keni një qëndrim më agresiv se zakonisht në planin verbal.
GAFORRJA
Shumë nga ju kanë përjetuar një tension kohët e fundit dhe shpesh e kanë gjetur veten duke debatuar. Megjithatë mos u shqetësoni, sepse ditët në vijim do të jenë interesante përsa i përket ndjenjave.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 12 nëntor 2022), dashuria do të jetë protagonistja kryesore gjatw fundjavës. Për beqarët do ketë takime shumë interesante, ndërsa për çiftet do të ketë propozime për martesë apo bashkëjetesë… Hapat përpara për t’i kishit menduar seriozisht.
VIRGJËRESHA
Jeni në një fazë ku puna është protagonisti i jetës suaj. Mundohuni t’i kushtoni më shumë hapësirë hobive dhe jetës tuaj shoqërore, përpiquni të dilni më shumë dhe të takoni njerëz të rinj. Në vijim do të jenë dy ditë reflektimi.
PESHORJA
E dashur Peshore, një sukses i vogël është në ajër këtë fundjavë. Gjithçka që po bëni kushton shumë përpjekje veçanërisht për ata që punojnë në autonomi të plotë. Jeni të lodhur sepse shpesh riparoni dëmet e të tjerëve. Duhet të gjesh një ekuilibër.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 12 nëntor 2022), ka ardhur koha për të vepruar. Nëse keni ndonjë problem për të zgjidhur, ose diskutim për të sqaruar, bëjeni tani, dhe me guxim. Dy ditët e ardhshme do të jenë shumë intensive nga pikëpamja sentimentale.
SHIGJETARI
Jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm për të vlerësuar detajet e gjithçkaje edhe sepse nuk do t’ju mungojë shkëlqimi nga pikëpamja e përqendrimit. Prandaj, bëni lëvizjet tuaja.
BRICJAPI
I dashur Bricjap, të gjitha lidhjet dhe marrëdhëniet që nuk sollën qartësi janë përjashtuar nga jeta juaj. Në përgjithësi ju jeni në gjendje t’i thoni jo situatave stresuese, por është gjithashtu e vërtetë që rrezikoni të bëni shpesh hapin më të gjatë. Përdorni mirë kokën. Me qetësi…
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 12 nëntor 2022), po fillon një fundjavë e karakterizuar nga gëzimi dhe buzëqeshjet. Ndiheni shumë pozitivë dhe plot energji. E diela do të jetë një ditë kushtuar marrëdhënieve shoqërore. Disa prej jush do të takojnë miq apo të afërm që nuk i keni parë prej kohësh. Besoni intuitës suaj.
PESHQIT
Në këtë fazë jeni gjithmonë në kërkim të një zgjidhjeje. Fatkeqësisht, puna juaj varet jo vetëm nga veprimet e drejtpërdrejta, por edhe nga të tjerët. Problemi është pikërisht dëmi i shkaktuar nga të tjerët që nuk riparohet gjithmonë.
Shto koment