Flakët në ishullin e Sazanit janë shuar pas katër ditësh, pamjet nga zonat e shkrumbuara të ishullit, ku hiri dhe tymi mbizotërojnë.
Era e fortë në zonë bëri që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe një pjesë e mirë e territorit të saj, përfshirë pishat shekullore është shkrumbuar.
Në ishull është raportuar se ka pasur shpërthime të municioneve për shkak se flakët përfshinë edhe zonën e cila më parë ka qenë bazë ushtarake.
Shuarja e flakëve u bë e mundur nga ajri vetëm ditën e djeshme, falë një avioni tip Canadair CL 415 të sjellë nga Greqia.
Pas 5 ditësh ndërprerje, anijet turistike janë nisur drejt Sazanit me vizitorë, por nuk dihet nëse do të lejohet të zbarkojnë apo jo.
Ende zyrtarisht nuk ka një informacion në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit në ishull.
Shto koment