Welcome to Vlora

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat bankare dhe gjendjen e llogarive për kompani dhe institucionet shqiptare

Një listë e re me emrat e 1 mijë personave, kompanive e institucioneve si dhe të dhënat e tyre janë publikuar sot nga hakerat iranianë.

Bëhet fjalë për të dhënat bankare, gjendja e parave në llogari, IBAN, numrat e telefonit dhe adresat e e-mailit e ato fizike.

Kjo nuk është hera e parë që hakerat e HomelandJustice publikojnë të dhëna mbi qytetarët shqiptarë, pasi kujtojmë se më parë janë publikuar të dhënat mbi zyrtarë të ndryshëm si ish-kreu i SHISH dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe udhëtimet me avion të kryeministrit Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.