Welcome to Vlora

Hodhi foshnjen në digën e lumit, 29 vjeçarja: Po më gënjeni, fëmija im është gjallë

Nëna 29-vjeçare që hodhi foshnjën e soj në ujërat e digës së Aliakmonas gjatë mesditës së 31 dhjetorit, këmbëngul se fëmija i saj është gjallë dhe nuk pranon se e ka vrarë.

Avokati që ka marrë përsipër mbrojtjen e saj, Antonis Bideris tha: Ajo këmbëgul që fëmija i saj është gjallë dhe nuk e ka kuptuar që ka ndërruar jetë. Deri me tani ajo shpreson që fëmija të jetë gjallë.

Sipas informacioneve të Protothema.gr, 29-vjeçarja mëngjesin e sotëm është shprehur se po e gënjejnë duke i thënë se fëmija ka vdekur.

E pandehura së bashku me hetuesit është dërguar në vendin e ngjarjes dhe ka pranuar se ishte ajo që e ka hedhur fëmijën në ujë, por nuk kishte ndërmend ta vriste dhe pa shpjeguar më tej se pse e bëri këtë akt.

29-vjeçarja mësohet se vuan nga probleme kronike mendore dhe është shtruar disa herë në në të kaluarën në Klinikën Psikiatrike.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.