Welcome to Vlora

“Hajde ti ministre dhe puno me 500 mijë lekë”, pedagogu i kthyer nga Italia i bashkohet protestës

Një nga përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve të Universitetit të Shkodrës i cili pas studimeve në Itali ishte kthyer për të punuar në vendin e tij i ka kërkuar ministres së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama “të ulen me këmbë në tokë”.

“Kam mbaruar universitetin në Itali e doktoraturën në universitetin e Tiranës. Në 2008 erdha të punoj për vendin tim. Sot them ku jemi? Ku jemi me këto 14 vite investim? Kur jam kthyer në universitetin e Shkodrës kishim sallat, gjenerator me një dritë shtesë, kur iknin dritat ndizej për të vijuar mësimin. Për fat të keq sot kanë ndërtuar godinat gjendja në universitet është përtokë, e kjo është për të ardhur keq.

Jemi këtu për të kërkuar kthimin e dinjitetit të punonjësit të administratës së universitetit nga sanitarja tek punonjësit ndihmës që punojnë në kushte mizerabël në laboratorë e paguhen 31 mijë lekë e duhet të mbajnë familjen e kanë e frikë të protestojnë se i heqin dhe nga puna.

Ministrja na çoi gishtin e tha është faji juaj, jo jo, unë për vete si shumë të tjerë kemi kontribuar. Hajde ti ministre e bëje sakrificën të heqësh dorë nga 1800 euro që e kam pasur rrogën në Itali e të punosh me 500 mijë lekë në Shqipëri e të përballesh me gjithë problematikat.

Ju lutem shumë si kryeministri e ministrja të ulen më këmbë në tokë të shohin që këtu ka profesorë të universitet e duhet ti vihet gishti kokës për të parë çfarë është bërë gabim në këto vite”, tha pedagogu.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.