Welcome to Vlora

Vëllezërit hapin “kutinë e zezë”: Po e ndiqnim, si do të vritej “Rrumi”

Pas Nuredin Dumanit, rastësisht, prokuroria ka në dorë një tjetër dosje të bujshme pas dëshmisë së dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Dy net më parë, Indriti u mor peng për disa minuta në autostradë. Ai fillimisht nuk pranoi që të tregonte të vërtetën duke thënë se gjithçka erdhi pas konfliktit si pasojë e një aksidenti. Por më pas dy vëllezërit u rrëfyen.

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë bashkëpunuar me policinë dhe kanë dëshmuar. Ata kanë dhënë detaje të rëndësishme për disa atentate të kryera në Tiranë dhe Durrës. Vëllezërit Beqiraj vrojtonin “Rrumin e Shijakut” për ta ekzekutuar.

Me dëshminë e dy vëllezërve policia arrestoi 15 persona. Një nga të arrestuarit është Ilirjan Feçi, pjesë e një grupi të vrasjeve më pagesë.

Ilirjan Feçi ndodhet në burgun e Peqinit, pasi është arrestuar për tentativë vrasje të Alfred Gjokës në Lezhë, ndërsa është përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale. Ilirjan Feçi ishte pjesë për vrasje kriminale me grupin e vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj.

Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi morën 20 mijë euro nga Robert Laci për të eliminuar 34-vjeçarin Alfred Gjoka. Atentati i dështuar u regjistrua më 17 gusht 2021.

Nga ky sulm me armë zjarri, punonjësi i hidrovorit nuk është lënduar, por vetëm kamionçina në të cilin ai po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale. Po ashtu emri i tij ka del edhe në dosjen Dumani, pasi është përfshirë në aktivitete kriminale me Nuredin Dumanin.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.