Policia ka dalë me njoftim për sherrin mes ciftit të të moshuarëve në Durrës.
Asije dhe Ahmet Stafa kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë janë plagosur. Të dy ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa policia vazhon punën për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shto koment