Welcome to Vlora

FORBES sugjeron itinerarin Maqedoni-Shqipëri-Greqi për vitin 2021

Nuk mungon Shqipëria në listat e shumëpritura botërore të udhëtimeve për 2021-shin, e kësaj rradhe ajo vjen si një ndër ndalesat e një itinerari të rekomanduar nga prestigjozia Forbes.
 
Forbes, revista ndërkombëtare e mirënjour e biznesit, ka botuar listën e saj të shkurtër vjetore mbi 6 destinacionet e fshehura për t’u shtuar në listën e udhëtimeve për 2021-shin. Përzgjedhja e vetëm gjashtë destinacioneve duket pak a kursyer, duke qënë se bota ka plot për të ofruar, por Forbes e ka menduar këtë listë posaçërisht si “shëruese” pas pandemisë globale. Artikulli siguron se tani që vaksinat po shpërndahen në mbarē botën, njerëzit mund të planifikojnë udhëtimet e tyre.
 
Sipas revistës, gjashtë destiancionet janë përzgjedhur pikërisht sepse nuk janë ato më të njohurat më apo të vizituarat. Por, ato kanë shumë për të ofruar në një moment si ky, kur njerëzit duan një fillim të ri e të këndshëm të jetëve të tyre pas vitit të shkuar.
 
Lista e Forbes fillon me Grinlandën, një destiancion i cili po bëhet më i lehtë për t’u arritur e ndonëse pak i shtrenjtë, e shpërblen shpenzimin në mënyrë të padiskutueshme. Natyra e Suedisë renditet në vend të dytë sepse është jo vetëm e bukur por pushimet në Suedi janë shumë me ekonomike se në vendet e tjera skandinave.
 
Vendi i tretë i shkon pikërisht Maqedonisë së veriut, aty ky bën pjesë edhe Shqipëria. Ekonomik por edhe interesant si vend, Maqedonia mund të jetë më pak popullor se të tjerë por ai ka sitet e UNESCO-s, Shkupin dhe Liqenin e mrekullueshëm të Ohrit, të cilin e ndan me Shqipërinë.
 
“Kthejeni udhëtimin në Maqedoni në një ‘road trip’ që përfshin Shqipërinë dhe Selanikun dhe do të keni një kombinim spektakolar.”
 
Lista përfshin më pas vende ekzotike si Katari, Gaboni në Afrikë, dhe ishulli Hokkaido i Japonisë kryesisht për natyrën e tyre ende të egër dhe të paprekur si edhe, në rastine Ktarit, zhvillimit dhe arkitekturës moderne.
 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.