E reja që u kap “mat” me të dashurin e saj në dhomën e gjumit në shtëpinë ku jetonte me vjehrrit ka rrëfyer në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në Neës 24 se i kishte kërkuar bashkëshortit të saj që ta merrte në Gjermani ku ai është emigrant, por 30-vjeçari nuk kishte pranuar.
E reja nga Librazhdi rrëfeu se djali me të cilin u filmua në videot që u bënë virale, i kishtë pëlqyer dhe prej një muaji e gjysmë ata kishin krijuar lidhje, por ai nuk e dinte që vajza ishte e martuar.
“Vajta në polici më dridhej trupi, kisha tensionin e ulët më duket. vajta në spital pas ngjarjes.
Pasi hëngrëm darkë nuk ndihesha mirë, ndihesha si dridhje, e u shtriva, pasrtaj nga ora 10:00, nuk e di ishte ai djali aty erdhën më kapën me shkopinj me cdo gjë.
Kemi një muaj e gjysmë marrëdhënie me djalin që duket në video, djali nuk e dinte që jam e martuar. Ishin shumë shumë, të gjithë burrat ishin mbledhur aty e më hoqën batanijen më tha vjehrri në fjalë shumë të pisët, që nuk e duroj dot.
Nuk më thanë asgjë, që kishin nuhatur tradhtinë, edhe tani po ashtu sikur nuk ka ndodhur gjë.
Një muaj e gjysmë marrëdhënie me këtë djalin. Unë i thoja burrit që më merr në Gjermani se këtu nuk jetoj dot, jo thoshte do të lë te mama. I thashë nuk e bëj dot jam bërë si shërbëtore e këtyre, pastaj i niste me bërtit, Jam dhunuar atë natë shumë, vjehrri e vjehrra. Vjehrra më kapi për flokësh, kam trupin vetëm me shenja, më dhunoi gjyshi.
Kunati e komshinjtë ishin mbledhur të gjithë që të dilnim në portale. Kunati ka filmuar atë natë, vëllai i vogël i bashkëshortit.
Ata e mohojnë që nuk i kemi bërë gjë, që e ka bërë vetë. Pse krijova raport me këtë djalë? Ky djali më pëlqente dhe thashë mbase krijoj ndonjë lidhje dhe më pas…se di!
Ai ka reaguar keq pas kësaj ngjarje, është dhunuar edhe ai, të dy jemi dhunuar”, tha ajo për “Me zemer te hapur” ne News24.
Shto koment