Welcome to Vlora

Ekzekutim i njëjtë, çfarë e lidh atentatin me dy të vrarë në Vlorë me masakrën e Fushë Krujës

Vijon të mbetet e njëjtë skema e vrasjeve në ngjarjet e bujshme kriminale. Edhe sot në Vlorë u eliminuan fizikisht Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç. Ashtu si në ngjarje të shumta, edhe në këtë atentat autorët përdorën një makinë të vjedhur, kryen atentatin dhe më pas dogjën makinën e krimit.

Ngjarja e sotme ka ngjashmëri të madhe me të gjithë kronologjinë e masakrës së Fushë Krujës, më 17 Korrik, ku u vranë Brilant Martinaj, dhe dy shokët e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Si në ngjarjen e sotme, po ashtu edhe në atë te mbikalimi në Fushë-Krujë, atentatet u kryen në një zonë, ku nuk ka biznese dhe kamera sigurie pranë, në një aks rrugor, ku mund të kryenin të qetë vrasjet.

Po ashtu në të dy atentatet autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimave të tyre dhe kanë gjetur momentin ku ata kanë qenë të shkujdesur për t’i eliminuar. Në të dy atentatet makinat e autorëve kanë ndjekur atë të viktimave kanë zgjedhur kohën e duhur dhe pa dalë nga makina kanë hapur zjarr në mënyrë paralele duke mos u lejuar asnjë mundësi reagimi apo kundërpërgjigje.

Edhe pse është qëlluar me breshëri kallashnikovi, një armë e rëndë luftarake, autorët kanë pasur precizion në qitjet e tyre dhe duket se janë të stërvitur mirë pasi në pak sekonda në të dy rastet kanë eliminuar objektivat e tyre.

Në të dyja atentatet pas ngjarjes, u gjet automjeti i djegur i autorëve dhe armët, më të cilat u kryen qitjet. Për të dyja atentatet pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

Dyshohet se në të dy atentatet janë përdorur vrasës me pagesë, por ende nuk dihet nëse dy vrasjet mund të jenë kryer nga e njëjta dorë. Edhe në masakrën e Fushë Krujës po ashtu edhe në atë të Vlorës, ishin të autorë, një i ulur pas, një i ulur si pasagjer para dhe shoferi. Skema dhe faktet duken të njëjta.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.