Welcome to Vlora

Do shkriheni së qeshuri/ Ja si reagoi vajza e Aurela Gaces kur pa foton e të ëmës 20 e ca vjet më parë: Bravo bir i mamit, vetëm ti mbete pa

Rrallë se na vjen ndërmend këngëtare tjetër si Aurela e cila për çdo dalje të re, ka dhe një look të ri.

Ajo ka eksperimentuar aq shumë me pamjen, veçanërisht me flokët, nga ngjyrat, tek prerjet, herë të kuqe e herë të zeza, herë të gjata e herë të shkurtra të ngritura përpjetë, herë me baluke e herë bishtaleca e me kapëse me ngjyra si vajzë e vogël.

Aurela s’ka pasur kurrë kompleske. Dhe tani ajo ia tregon këto kujtime vajzës së saj, e cila kur ka parë këtë foto plot me bishta e kapëse me ngjyra nuk ka nguruar ta quajë të ëmën të çmendur.

Po shikonte vajza fotot kur mami ishte e re, edhe kur pa foton nr 10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës:

-Po ti paske qënë e çmendur!

-Bravo të keqen mami -i thashë.

-Vetëm ti kishe ngelur pa ma thênë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.