Welcome to Vlora

Dikur u largua nga Vlora me gomone, sot një grimiere e njohur në Itali, historia frymëzuese e shqiptares

Firdes Harizaj është shqiptarja me një histori vërtetë frymëzuese. Ajo u largua në moshën 8-vjeçare me gomone me mamin dhe vëllain drejt Italisë. Mirëpo, i ndodhi një e papritur, pasi i morën peng.

Megjithatë, ata ja dolën të shkonin në tokën fqinje. Jeta e tyre ndryshoi sërish në 2001 kur u kthyen në Shqipëri pasi nuk kishin letra.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Firdes tregoi të gjithë historinë e saj të dhimbshme, të cilën e ka kthyer në forcë, duke plotësuar ëndrrën e saj më të madhe. Ajo sot është një make up artist dhe po korr sukses në botën e bukurisë.

Ne u nisëm herën e parë në ‘97 me gomone, ishim unë, mami dhe vëllai. Babi ishte këtu në Itali, po ishte pa letra. Edhe kemi bërë disa rrugë, derisa përfundimisht arritëm, ndejtën 8 muaj, por nuk gjetëm dot ndihmë për të qendruar këtu dhe u detyruar të ktheheshim. U kthyen përsëri në 2001 kur babi bëri letrat.

Më kujtohen të gjitha, sikur të ishte dje. Kisha frikë sepse nuk e dija se çfarë po ndodhte. Unë bëja çdo gjë që ata më thoshin që mos të bëja, ata thoshin mos shiko jashtë, unë shikoja. Momenti më i frikshëm që ka qenë, më kujtohet që ndaluam te një ishull afër Shqipërisë dhe ishte çik herët, akoma ditë. Duhet të prisnim të errësonte pak dhe më kujtohet që erdhi një grupi që merrej me trafik armësh dhe kështu gjërash. Na morën peng, morën gomonen, ndan burrat nga gratë dhe fëmijët. Na mbajtën 24 orë brenda një kapanoni, që vinte vetëm era peshk. Vetëm kjo më kujtohet, pastaj të nesërmen na hipën në një anije dhe na dërguan në Vlorë.

Zbritja nga bregu, më kujtohet që na linin pak larg nga bregu dhe ishte një djalë nga vendi ku jemi ne, që mami e njihte dhe më mori ai në krahë se unë isha shumë e vogël dhe nuk dija not shumë mirë. Pastaj aty nëpër pyje, nëpër rrugë, derisa na çuan në stacionin e trenit në Bari dhe aty u shpërndan.

Ne u kthyen pasi kishte të bënte pjesa e dokumentave, pasi babi nuk kishte akoma një shtëpi. Ai punonte në një stallë kuajsh dhe jetonte aty. Pronarit të tij i hyri frika se kishte shumë kontrolle aty dhe nuk i dha më mundësinë që ne të qendronim aty pa dokumenta.

Në u kthyen në vitin 2001 më pas me bashkim familjar dhe jeta ka vazhduar. Unë merrja tulla dhe me ujin, krijoja një si punë kremi dhe me atë lyhesha te sytë, te buzët, te faqet.

Ky profesion ka qenë ëndrra ime që e vogël. Kur erdha në Itali, pasi mbaroja shkollën dhe vija në shtëpi, shikoja video në TV dhe imitoja çdo make up që shikoja nëpër këngëtare apo filma. Derisa pata mundësinë, mirëpo e vazhdova shumë vonë se nuk pata kushtet”, rrëfeu Firdes.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.