Dy automjeteve janë shkrumbuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Karabash” të Vlorës. Mjetet kanë qenë të parkura në momentin që disa persona ende të paidentifikuar janë afruar dhe i kanë lagur me benzinë dhe u kanë vënë zjarrin.
Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
“Më datë 07.04.2022, rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar. Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të shtetasit V. K., 57 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.
Shto koment