Welcome to Vlora

Deti vazhdon të jetë i “nxirë” në Vlorë, ja kur pritet përmirësimi i motit dhe heqja e masave për mjetet  e vogla lundruese

Prej ditës së djeshme, moti i ngrohte dhe me rreze dielli që i afrohej më shumë atij veror se dimëror, i la vendin uljes së temperaturave dhe nisjes së reshjeve të shiut dhe në zonat malore edhe të dëborës.

Për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të vazhdojë edhe ditën e sotme e deri nesër, në qytetin e Vlorës u morën masa për ndalimin e të gjithë mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit deri në datën 11 janar 2023, kur edhe pritet përmirësimi i kushteve atmosferike.

Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë normalisht.

Njoftimi:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 09-11.Janar 2023 duke filluar nga ora 20:00 datë 09.Janar.2023  në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

  1. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANE NJOFTUAR PER MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
  2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
  3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 09-10-11.Janar 2023.
  4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
  5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 11 Janar 2023 ora 06:00.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.